Aktualitet17 Prill 2024, 18:02

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Romeo Kara: Të pranojë që ka bipolaritet, sheh armiq gjithandej

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Romeo Kara: Të pranojë që ka

Juristi Romeo Kara ka folur lidhur me akuzat e Metës ndaj SPAK. Ai tha se Metën e kanë zënë paranojat dhe sulmon Dumanin.

Juristi shprehet se kreu i PL duhet të pranojë se ka bipolaritet dhe ndryshime të shpeshta humori.

“Gënjen për emrin e vet. Njëherë thotë e kam Ilir Metaj, njëherë thotë e kam Ilir Rexhep Meta. Harron ai që vinte tek shtëpia ime, me Maqo Lakrorin. Janë hallexhinj të gjithë, por ky dhe Berisha kanë një fjalor ndaj SPAK. Çfarë do ti bëj SPAK-ut? Ky që sheh armiq gjithandej. Ka paranojë, kjo e bën të shohë armiq kudo, të shohë komplote kudo. Edhe t’i akuzosh të tjerët. Sa më shpejt ta kuptojnë ata që kanë qenë me të. Ta pranojë që ka bipolaritet. Ka ndryshim humori. Siç iu bë ves e vjedhura në pushtet. Ky që del me gjoks përpara”, tha juristi për “Report Tv”.