TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Prill 2023, 08:57

Atentatet në vend, paralajmëron Artan Hoxha: Do të kemi episode më të rënda!

Shkruar nga Pamfleti
Atentatet në vend, paralajmëron Artan Hoxha: Do të kemi episode
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se pas atentatit të ndodhur në lokalin e Fatjon Muratit në Don Bosko ku mbeti e vrarë punonjësja Mimoza Paja dhe tritolit që iu vendos sot në shtëpinë e babait të Leonard Dukës qëndron grupi i Ervis Martinajt.

Hoxha tha se këto janë vetëm fillimet e një sulmi që pritet të vijojë. Hoxha u bëri thirrje autoriteteve që të reagojnë, në të kundërt tha se këto ngjarje do të pasohen nga të tjera. Sipas Hoxhës, kjo 'luftë' do të vijojë.

"Atentati në Don Bosko dhe tritoli në Fresk tregojnë se kemi të bëjmë me një lëvizje të bërë nga grupi i Ervis Martinajt, gjithsesi është një tentativë e dëshpëruar sepse nuk kemi asnjë eliminim. Duket sikur tentojnë të tregojnë se janë këtu. Nuk duhet të çuditemi që këto ngjarje ndodhin, ata dashje pa dashje po na formojnë puzzle-n dhe po bëjnë atë që duhet të bënin agjencitë e zbatimit të ligjit. Vëllezërit Duka dhe Martinaj kanë qenë ortakë në biznes, ia njohin mirë gjërat njëri-tjetrit. Edhe ngjarja e sotme është në këtë vazhdë. Për mua është një mesazh, nëse nuk vepron policia, do kemi të tjera ngjarje. Ndoshta më të rënda. Kjo tregon që njëra palë është ende në lojë dhe tjetra kërkon ta godasë. Në rastet e pamundësisë së goditjes nga shteti, ata po e ngacmojnë palën tjetër që të dalë nga strofulla,"- tha Hoxha në "Opinion".

artan hoxha

Lini një Përgjigje