TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Nëntor 2025, 12:30

Foto/ Rikthehen parullat “Vdekje Shqiptarëve” në Shkup

Shkruar nga Pamfleti

Foto/ Rikthehen parullat “Vdekje Shqiptarëve” në Shkup

Kreu i kësaj komune ku ndodhi ky gjest antishqiptar, nuk ka denjuar që të japë ndonjë deklaratë për këtë çështje.

Janë rikthyer në Maqedoninë e Veriut parullat antishqiptare, që shpërthejnë herë pas here si kërpudhat pas çdo shiu politik ose elektoral.

Në një stacion autobusi në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut-Shkup, përkatësisht atë pranë konviktit “Goce Dellçev”, është gjetur nga një shqiptar një parullë e shkruar me të bardhë: “Smrtza shqiptari-Vdekje shqiptarëve”.

Është Ylli Pacuku, një aktivist i shoqërisë civile në Shkup, i cili, pasi ka mësuar se kishte disa ditë kjo parullë, ka shkuar vetë dhe ka fshirë frazën që nxit urrejtje.

Pacuku, ka shkruar në faqen e tij në rrjetet sociale se ishte lajmëruar nga disa bashkëveprimtarë të tij për parullën, për të cilën nuk e ka çarë kokën askush nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

“Ky mbishkrim me urrejtje te stacioni i autobusit para konviktit Goce Delçev ka qenë disa ditë duke qarkulluar nëpër rrjete sociale. Prisja ta pastronin, por meqë qëndroi ende, thjesht e pastrova vet.

Nuk është asgjë e madhe, thjesht nuk dua të kaloj çdo ditë në një vend ku edhe vetë kam pritur autobus më herët dhe të shoh fjalë që s’kanë vend në një hapësirë studentore, e as në këtë qytet.

E sa u përket atyre që i shkruajnë këto… ndoshta është koha të investojnë më shumë te mendja sesa te markerat”, shkruan Ylli Pacuku, postimi i të cilit është ndarë edhe nga Bujar Osmani nënkryetar i BDI-së dhe ish-ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.

Zona, ku është shkruar parulla, është një territor ku shqiptarët janë goxha të paktë në numër. Lagja Taslixhe ku ndodhet konvikti me emrin e heroit të rilindjes kombëtare bullgare, ndodhet në komunën e Karposhit. E cila është pjesë e bashkisë se madhe të Shkupit. E ndodhur në një nga periferitë e “qeta” të kryeqytetit, kjo zonë me një popullsi deri në 60 mijë vetë, pra me një dendësi të madhe, ka rreth 84% maqedonas, ndërkohë që shqiptarët nuk i kapin as 4% të popullsisë. Karposhi ka gjithashtu serbë, që janë gati sa shqiptarët përkatësisht rreth 4% dhe një numër të vogël romësh.

Kjo komunë periferike drejtohet nga Sotir Lukrovski, një nacionalist maqedonas i VRMO-DPMNE e kryeministrit Mickovsi, i cili në faqen zyrtare të institucionit nuk ka denjuar të vendosë gjuhën shqipe, çka është e detyruar me ligj.

Kreu i kësaj komune ku ndodhi ky gjest antishqiptar, nuk ka denjuar që të japë ndonjë deklaratë për këtë çështje./ Pamfleti

Foto/ Rikthehen parullat “Vdekje Shqiptarëve” në Shkup

parullat anti-shqiptare ne maqedoni

1 Komente

  1. O
    Opionisti

    Amund te kete te drejta shqiptare ne Maqedoni dhe ndarje dhe provokime ne Greqi mali zi serbi qiprobosnje dhe slloveni ndaloni takime spiroli ne Greqi per ndarje e deti duhet te drejta shqiptare ne Greqi dhe drejta came dhe te drejta shqiptare Rumani Bullgari Hungari dhe Vojvodinës dhe shqiptare ne Rusi dhe Bjellorusi ku jane te drejta shqiptare ne presheve

    Lini një Përgjigje