TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Tetor 2023, 15:37

GJKKO refuzon dëshmitarët e huaj të kërkuar nga Mediu, avokati Visha kritikon gjykatën: Veproi me standard të dyfishtë

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO refuzon dëshmitarët e huaj të kërkuar nga Mediu,

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të thirrur 71 dëshmitarët, përfshi Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.

Ndërkohë që pas marrjes së këtij vendimi, avokati i Fatmir Mediut, Ardian Visha theksoi në një dalje për mediat pas seancës se gjykata ka vepruar me standarde të dyfishta duke mos pranuar kërkesën për të thirrur dëshmitarët e propozuar prej tyre. Sipas Vishës ky është një i padrejtë dhe i marrë qorrazi dhe i padrejtë nga gjykata.

Lidhur me dëshmitarët dhe provat e kërkuara prej nesh, gjykata vendosi që do të vendosë. Ky është një standard i dyfishtë. Miratues qorrazi sa përkon prokuroria dhe hezitues për të miratuar dhe për të mos proviuar atë që kërkojmë neve. Kjo është e padrejtë. Në listën e dëshmitarëve tanë kemi një arsye madhore për të cilën i kemi thirrur këta dëshmitarë dhe mbi këtë bazë duhet të jepet e drejta për t’i thirrur të gjithë dhe jo me përjashtime. Mbi aktet që gjykata vendosi të vendosë do të duhet të kishte marrë këtë vendim sot”, theksoi Visha.

visha mediu

Lini një Përgjigje