TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Korrik 2026, 11:03

Gjykata rrëzon Veliajn, nuk pranohet kërkesa e prokurorit Deda për të qenë palë

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata rrëzon Veliajn, nuk pranohet kërkesa e prokurorit Deda
Veliaj

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me çështjen e emërimit të Ols Dados si prokuror.

Po ashtu, gjykata nuk ka pranuar as kërkesat e Shoqatës “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë” dhe të ish-prokurorit Tom Dedaj për t’u përfshirë si palë në proces.

Në padinë e paraqitur nga kryebashkiaku Erion Veliaj ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, kërkesë për t’u bërë pjesë e gjykimit ka paraqitur edhe ish-prokurori Tom Dedaj. Ky i fundit pretendon se është larguar nga detyra për t’i hapur rrugë emërimit të Ols Dados në sistemin e drejtësisë.

“Dihej, por shyqyr e mori vesh mileti”, mësohet të jetë shprehur kryebashkiaku pas shqiptimit të vendimit.

“E pritshme!”, ishte reagimi më i parë i avokatit Plarent Ndreca pas shpalljes së vendimit.

Në një komunikim për mediat pas vendimit, Ndreca theksoi se me këtë vendim, sistemi i drejtësisë tregoi edhe njëherë se nuk ka aftësi për t’u vetëkorrigjuar. Ai paralajmëroi gjithashtu dërgimin në Apel menjëherë pasi gjykata të zbardhë vendimin e arsyetuar.

“Edhe në këtë rast, sistemi nuk tregoi aftësinë për t’u vetëkorrigjuar dhe shqyrtuar problematikën që vetë sistemi ka. Nuk ka problem më të madh sesa emërimi i një prokurori që…Ky është një hap i parë. Kjo është tashmë një e vërtetë që nuk mbulohet me asnjë lloj vendimi procedurial.

Nuk lidhet vetëm me Veliajn, me bashkinë e Tiranës, por me pasojat që po shkakton një vendim i tillë te të gjithë qytetarët e Tiranës por edhe me vetë sistemin e drejtësisë. Ky  vendim është tregues i dështimit të vetë sistemit të drejtësisë për t’u vetëkorrigjuar. Barazia para ligjit funksion edhe për prokurorët e gjyqtarët.”, tha Plarent Ndreca.

Lini një Përgjigje