TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shkurt 2025, 18:06

Gjykatat rrëzojnë emigrantët në Gjadër, Meloni nuk tërhiqet: Do vazhdojmë t’i çojmë në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Gjykatat rrëzojnë emigrantët në Gjadër, Meloni nuk

Qeveria Meloni nuk tërhiqet nga akomodimi i emigrantëve në kampin e Gjadrit, pavarësisht vendimeve të Gjykatave në Itali.

Megjithëse në tre raste, emigrantët e sjellë në Shqipëri, bazuar në marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonit, janë rikthyer në Itali, pas vendimeve të Gjykatave, Qeveria do të çojë përpara projektin.

Kjo të paktën sipas burimeve nga Ministria e Brendshme e Italisë, sikundër raportojnë mediat italiane, pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Romës për dërgimin në Itali të 43 emigrantëve që mbaheshin prej të premtes së kaluar në qendrën e Shëngjinit dhe Gjadrit.

“Gjykatat e Apelit shtyjnë vendimin për të fituar kohë”, thekson Ministria e Brendshme italiane duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Romës që pezulloi ndalimin e emigrantëve.

Sot, anija SAR e Rojes Bregdetare italiane mori mbrapsht emigrantët dhe ata u lanë të lirë në tokën italiane.

Seksioni për familjen, të miturit dhe Mbrojtja Ndërkombëtare në Gjykatën e Apelit të Romës Seksioni për Personat, Familjen, të Miturit dhe Mbrojtjen Ndërkombëtare i Gjykatës së Apelit të Romës ka pezulluar “gjykimin për vlefshmërinë e ndalimit” lidhur me mbajtjen e 43 migrantëve që qëndronin të ndaluar që nga e premtja në qendrën shqiptare.

Seancat për konfirmimin e ndalimeve u zhvilluan pasditen e djeshme, ndërsa Gjykata vendosi për t’ia referuar çështjen Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

Gjithçka i është lënë vendimit të radhës të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për vendet e sigurta. Grupi i migrantëve që u sollën në qendrën e Gjadrit në Shqipëri vinte nga Egjipti dhe Bangladeshi.

Në motivimin e saj “për shtyrjen e gjykimit”, gjykata ka deklaruar në vendim se “ka marrë shënim kontradiktat interpretuese që janë shfaqur në sistemin juridik italian, të cilat lidhen me rregullimin e përcaktuar në Direktivën nr. 2013/32/BE, si dhe me raportin midis të drejtës së Bashkimit Evropian dhe asaj kombëtare, veçanërisht për hierarkinë e burimeve ligjore, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në këtë çështje gjyqësore”. “Për këtë arsye, për të siguruar zbatimin uniform të së drejtës së Bashkimit Evropian, është e nevojshme që çështja t’i referohet Gjykatës Europiane të Drejtësisë, sipas nenit 267 të Traktatit për Funksionimin e BE-së (TFBE)”.

Gjykata ka vendosur kështu të pezullojë “gjykimin e konfirmimit, duke lënë të pandryshuara efektet mbi vlefshmërinë e ndalimit, të cilat rrjedhin automatikisht nga përfundimi i afatit të parashikuar me ligj”.

Lini një Përgjigje