TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Korrik 2026, 11:35

U vihet flaka 5 kamionëve në një gurore në Kurbin

Shkruar nga Pamfleti
U vihet flaka 5 kamionëve në një gurore në Kurbin
U vihet flaka 5 kamionëve në një gurore në Kurbin

Pesë automjeteve të tonazhit të rëndë u është vendosur zjarri në një gurore në fshatin Shpërdhet, në Kurbin. Ngjarja është raportuar rreth orës 02:30 të mëngjesit të 4 korrikut nga shtetasi B. A., i cili ka në administrim dhe përdorim guroren ku ndodhi incidenti.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar. Menjëherë pas njoftimit, Policia ngriti grupin hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit ose autorëve dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

"Më datë 04.07.2026, rreth orës 02:30, shtetasi B. A., ka njoftuar se në fshatin Shpërdhet te gurorja të cilën e ka në administrim dhe përdorim, kanë marrë flakë 5 automjete të tonazhit të rëndë, ku dyshohet se zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit", njofton policia.

u vihet flaka 5 kamionëve në një gurore në kurbin

Lini një Përgjigje