TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Korrik 2026, 16:01

Gjyqtari Ilir Panda dorëhiqet nga dosja e Veliajt, Gjykata e Lartë cakton trupën e re

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqtari Ilir Panda dorëhiqet nga dosja e Veliajt, Gjykata e Lartë
Ilir Panda

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Pas tërheqjes së Pandës, është caktuar trupa e re gjyqësore që do të shqyrtojë rekursin e Veliajt. Sipas shortit, çështja do të gjykohet nga Sandër Simoni në cilësinë e relatorit, si dhe nga anëtarët Sokol Binaj dhe Albana Boksi.

Dosja është rikthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 25 majit, e cila me shumicë votash 5 me 3 vendosi kthimin e saj për një shqyrtim të ri.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. 

Tashmë pritet që trupa e re e Gjykatës së Lartë të shqyrtojë rekursin e paraqitur nga Veliaj dhe të vendosë nëse masa e sigurisë "arrest në burg" është proporcionale dhe në përputhje me kriteret ligjore.

 

ilir panda veliaj

Lini një Përgjigje