TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Qershor 2026, 19:38

Goxhaj mohon ambiciet politike: Nuk jam pjesë e drejtimit të protestës

Shkruar nga Pamfleti

Goxhaj mohon ambiciet politike: Nuk jam pjesë e drejtimit të

Pas sulmeve politike dhe akuzave të ditëve të fundit, një tjetër debat është hapur rreth rolit të Dritan Goxhajt në protestën qytetare. Në rrjetet sociale dhe në studiot televizive janë shtuar zërat që e paraqesin atë si një nga figurat që mund të marrë rol drejtues në lëvizjen që po proteston prej javësh kundër qeverisë.

I pyetur nga gazetarja Edjona Dervishi në podkastin e Pamfletit “Të Pashoq” nëse ka ambicie politike apo synon të kthehet në një rival të kryeministrit Edi Rama, Goxhaj mohoi kategorikisht çdo rol drejtues në organizimin e protestës. Ai sqaroi se nuk është pjesë e grupit koordinues, nuk merr pjesë në vendimmarrje dhe se leximi i kërkesave të protestuesve ishte thjesht një detyrë që iu besua nga organizatorët.

Intervista:

Edjona Dervishi: I shfaqur në këtë protestë, i bërë objekt debati të fortë nga ana e pushtetit, i sulmuar që ditën e parë që u ngjitët me zyrtarizimin e pesë kërkesave të protestuesve që janë në shesh prej tre javësh dhe do të vazhdojnë me gjasë, e nuk do të dorëzohen. Deri ku shkon ambicia juaj? Sepse ka shumë që po nënkuptojnë këto ditë, këto orë që, pse jo, ju mund të formësoheni edhe si rival i drejtpërdrejtë i kryeministrit Rama nesër.

Dritan Goxhaj: Jo. Ta përcaktosh si ambicie nuk qëndron. E para, kur thoni ambicie, nuk bëhet fjalë për ambicie, për arsye se unë nuk jam as pjesë e grupit koordinues të protestës. Pra nuk jam pjesë e grupit koordinues të protestës.

Edjona Dervishi: As koordinues, as organizator, asgjë?

Dritan Goxhaj: Nuk jam. Grupi koordinues është edhe grupi organizator. Unë nuk jam pjesë e tyre.

Edjona Dervishi: Po mirë, kjo nuk përjashton asgjë.

Dritan Goxhaj: Nuk jam pjesë e tyre, nuk jam pjesë e vendimmarrjes së tyre. Ata vendimmarrjen e kanë me kolegjialitet, me votim për çdo veprim që marrin. Unë nuk jam pjesë e saj fare. Pra nuk jam pjesë e atij vendimi.

Edjona Dervishi: Po nëse nuk je pjesë e saj, atëherë me ç’tagër i zyrtarizuat kërkesat ju?

Dritan Goxhaj: Grupi koordinator vendosi që të zyrtarizonte kërkesat dhe më kërkuan mua t’i lexoja këto kërkesa në mënyrë zyrtare. E deklarova edhe atë ditë. Thashë që, me kërkesë të grupit koordinues, po lexoj deklaratën e tyre.

Edjona Dervishi: Po përse ju zgjodhën ju?

Dritan Goxhaj: Unë nuk mendoj se ka pasur ndonjë qëllim të veçantë. Qëllimi i vetëm ka qenë që të ishte dikush që nuk është anëtar i grupit. Sepse, nëse do të ishte një anëtar i grupit, nesër mund të lindnin këto diskutimet për ambicie, për mbështetje apo për pretendime drejtuese.

Për këtë arsye, për të mos krijuar përçarje brenda grupit në një të ardhme të afërt ose të largët, duke mos ditur se sa do të zgjasë kjo përballje mes qëndresës së kryeministrit dhe qëndresës së qytetarëve, u zgjodh një person që nuk është pjesë e grupit.

Pra, çfarëdo që të ndodhë nesër, ai nuk e përçan grupin dhe nuk krijon probleme të brendshme që mund të dëmtojnë protestën.

 

goxhaj protesta

Lini një Përgjigje