TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Korrik 2026, 19:36

UEFA i beson arbitrit që e njeh mirë Shqipërinë, caktohet gjyqtari që do të vendosë drejtësi në ndeshjen Egnatia-Celje

Shkruar nga Pamfleti
UEFA i beson arbitrit që e njeh mirë Shqipërinë, caktohet
Arbitri holandez, Joey Kooij

UEFA ka caktuar holandezin Joey Kooij si arbitrin kryesor të ndeshjes së kthimit mes Çeljes dhe Egnatias, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve. Sfida do të zhvillohet më 28 korrik në stadiumin “Stadion Celje”, në orën 20:15.

E gjithë trupa e arbitrimit për këtë përballje do të jetë nga Holanda. Gjyqtari 34-vjeçar i FIFA-s do të asistohet nga Dyon Fikkert dhe Murat Kuçukerbir, ndërsa arbitri i katërt do të jetë Robin Hensgens.

Në sistemin VAR është caktuar Jeroen Manschot, ndërsa rolin e AVAR-it do ta ketë Riçard Martnes.

Joey Kooij ka një njohje të mëparshme me futbollin shqiptar, pasi ka qenë pjesë e arbitrimit në Europianin U-17 të vitit 2025. Holandezi ishte arbitër i katërt në finalen Francë – Portugali, e fituar nga portugezët me rezultatin 3-0, ndërsa në gjysmëfinalen mes Portugalisë dhe Italisë, që u vendos pas goditjeve të penalltive, ai ishte gjyqtari kryesor i takimit.

Tashmë Kooij do të ketë në dorë një tjetër sfidë të rëndësishme europiane, atë që mund të përcaktojë fatin e Egnatias në aventurën e saj në Ligën e Kampioneve.

Gjyqtari kryesor: Joey Kooij

Asistenti i parë: Dyon Fikkert

Asistenti i dytë: Murat Kuçukerbir

Gjyqtari i katërt: Robin Hensgens

VAR: Jeroen Manschot

AVAR: Richard Martens

joey kooij arbitri holandez ndeshja egnatia-celje

Lini një Përgjigje