TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Nëntor 2023, 16:03

Hetimet e SPAK, gazetari: Në dosjen e Matës dhe Breçanit del një ministër, flet në SKY me një të arrestuar

Shkruar nga Pamfleti

Hetimet e SPAK, gazetari: Në dosjen e Matës dhe Breçanit del

Gazetari Basir Çollaku është shprehur se te dosja e SPAK për grupin kriminal të Ervin Matës, pjesë e të cilit është edhe ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Erzen Breçani, ka edhe një emër ministri që komunikon me një të arrestuar.

Çollaku tha se kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe ai i Drejtësisë, Ulsi Manja, duhet të tregonin nëse të afërm të tyre e kanë përdorur aplikacionin SKY ECC ose jo.

“Të hetohet korrupsioni politik që gjendet këtu. Bashkëpunimi i politikanëve për zgjedhjet e investimet me grupet kriminale. Edhe te dosja e fundit e Matës, pasi Breçani është periferik në këtë histori, ka një emër ministri që komunikon me një të arrestuar.

Unë nuk e kam parë vendimin prej 104 faqesh të Gjykatës së Posaçme, pra në vendimin e Gjykatës mungon. Ka komunikuar me njërin nga të arrestuarit. Nuk është i vetmi rast. Një ide e ministrit Balla, që thoshte se të gjithë nga e hëna, kush ka këto aplikacione të largohet, çka ishte një propagandë.

Nuk është njeri i besueshëm ministri i Brendshëm për të pasur në dorë këtë histori. Unë do të thoja që kryeministri Rama, ministri i Brendshëm dhe ai i drejtësisë, duhet të thoshin nëse kanë pasur të afërm që kanë pasur telefona me këta aplikacione”, është shprehur Çollaku për Euronews Albania.

spak gazetari mata brecani minister sky

Lini një Përgjigje