TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2024, 21:55

Hetimet e SPAK për Metën, gazetari zbulon detajet: Janë 3 dosje kundër tij, kanë dëshmuar bashkëpunëtorët

Shkruar nga Pamfleti

Hetimet e SPAK për Metën, gazetari zbulon detajet: Janë 3 dosje

Gazetari Eni Ferhati, ka zbuluar detaje lidhur me hetimet që po kryhen nga SPAK për ish-Presidentin Ilir Meta. Ai u shpreh se janë 3 çështje që e lidhin Metën në SPAK dhe ato janë çështja e CEZ-DIA, ajo e lobimit të ish-LSI-së për të cilën janë marrë në pyetje disa ish-nënkryetarë të partisë, por edhe një çështje për hetimin pasuror ndaj Monika Kryemadhit.

“Janë 3 çështje që e lidhin Ilir Metën, është CEZ-DIA, është lobimi i LSI-së ku janë pyetur disa ish-nënkryetarë të partisë së zotit Meta. Është edhe çështja e hetimit pasuror ndaj zonjës Kryemadhi për disa shpenzime që ajo ka pasur dhe është denoncuar. CEZ-DIA ka më shumë se dy vite hetime në SPAK dhe duke pasur një kohë kaq të gjatë duhet t’i jepet një zgjidhje”, tha ai për "News24".

ilir meta spak

Lini një Përgjigje