TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2025, 13:10

Hetimet e SPAK për tunelin e Llogarasë, BKH sekuestron dokumentet e kompanisë ndërtuese

Shkruar nga Pamfleti

Hetimet e SPAK për tunelin e Llogarasë, BKH sekuestron dokumentet e

BKH ka sekuestruar dokumentet e “Hill Inter-national HV” dhe "Net Group" të ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi, për tenderin e mbikëqyrjes së punimeve të tunelit të Llogarasë.

Pasi SPAK nisi hetimet për disa vepra penale përfshirë dhe korrupsionin, është sekuestruar kontrata e bashkimit të operatorëve ekonomikë. Në kontratë “Hill” është bashkuar me “Net Group” e Valter Begajt kompanie e cila i është shitur nga Evis Berberi.

Dyshohet se 2 kompanitë fituan tenderin 2 milionë euro përmes favorizimit. “Net group” është kompania e ish-ortakut të Evis Berberit, ky i fundit i arrestuar për korrupsion me tenderët e ARRSH.

SPAK ka dyshime se këto dy kompani të bashkuara në një të vetme për të marrë pjesë në tender janë favorizuar, kjo për faktin se Valter Begaj ka qenë ish-ortak me Evis Berberin ish kreun e ARRSH që ndodhet në qeli nën dyshimet për korrupsion e pastrim parash.

Lini një Përgjigje