Aktualitet11 Shtator 2023, 22:20

“Hetimet për inceneratorin dhe sterilizimin”, Vangjeli paralajmëron surpriza: SPAK do të zbulojë të dhëna befasuese

Shkruar nga Pamfleti

“Hetimet për inceneratorin dhe sterilizimin”, Vangjeli

Analisti Lorenc Vangjeli, komentoi dy çështjet e rëndësishme që SPAK ka aktualisht në dorë, hetimi për inceneratorët dhe ai për koncesionin e sterilizimit në shëndetësi.

Në një intervistë për emisionin “Top Story”, ai deklaroi se këto çështje duhen parë nga tri këndvështrime, ai moral, politik dhe penal. Duke i gjykuar të trija së bashku dhe në kompleks, ai tha se mund të dalim në përfundime që mund të jenë befasuese.

Për të diskutuar qoftë për inceneratorët, qoftë për sterilizimin apo koncesione të tjera, duhet ta shohim çështjen nga tri kënde të ndryshme, nga një kënd moral, një kënd politik dhe një kënd penal.

Nëse ne i shohim ato veç e veç, mund të arrijmë në përfundime të gabuara. Duke i gjykuar të trija së bashku dhe në kompleks, mund të dalim në përfundime që mund të jenë befasuese. Për momentin, për shkak të gjykimit politik, për shkak të dritës së deformuar që politika hedh mbi gjëra të tilla, për shkak të interesit të politikave që nuk kanë të bëjnë në thelb me të vërtetën… ajo që ne kemi bërë deri në këtë moment, është hedhja e foshnjës bashkë me ujin e pistë të legenit”, tha ai.

Foshnja, që analisti e përdor në mënyrë metaforike, është nevoja emergjente për të zgjidhur çështjen e mbetjeve ne vend dhe problemeve në shëndetësi.

Për inceneratorët, është nevoja ulëritëse e Shqipërisë për të qenë ndryshe, për të qenë më e pastër. Kjo është detyrë politike. Edhe për sterilizimin, fakti që ne vazhdonim të operonim në kushte si në mesjetë. Duke njohur nevojën për ekzistencën e një gjëje të tillë, bie dakord me ju kur thoni se duhej bërë. Por, a është ndjekur procedura e saktë?

Duke u munduar ta bëjmë Shqipërinë më të pastër, a janë bërë ca xhepa më të thellë me para të pistë? E njëjta logjikë edhe me sterilizimin”, përfundoi ai. 

spak hetimet inceneratori