TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Dhjetor 2025, 10:35

Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED; zbardhen emrat e anëtarëve

Shkruar nga Pamfleti
Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED;
Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED

Ilri Panda është zgjedhur kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026.

Në shortin që u hodh në Presidencë Panda u zgjodhën anëtar nga Gjykata e Lartë, por sipas ligjit zgjidhet edhe kryetar.

Ndërkohë po nga Gjykata e Lartë, anëtar zëvendësues u zgjodh Valbona Çekrezi.

Nga Gjykata Kushtetuese anëtarë të përhershëm të KED u zgjodhën, Fjona Papajorgji dhe Marjana Semini, ndërsa Genti Ibrahimi anëtar zëvendësues.

Nga Prokuroria e Përgjithshme u zgjodh anëtar i KED, Alfred Progonati, ndërsa anëtar zëvendësues Anila Leka.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është organ i pavarur, i parashikuar në Kushtetutë, që kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

KED përbëhet nga nëntë anëtarë, të përzgjedhur me short nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore.

ilir panda zgjidhet kryetar i ked

Lini një Përgjigje