TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Korrik 2025, 08:58

Himara, Lukova, Sasaj dhe Parku Kombëtar i Prespës në flakë, BE dërgon në Shqipëri një avion zjarrfikës

Shkruar nga Pamfleti

Forca të shumta të zjarrfikësve, Policia, FNSH, emergjencat civile kanë më shume se 60 orë që po qëndroj në terren pasi zjarri rikativizohet sa herë nis era në qarkun e Vlorës.

Himara, Lukova, Sasaj dhe Parku Kombëtar i Prespës në flakë,
Sasaj, Vlorë

Europa është pushtuar nga zjarret që po shkaktojnë dëme të mëdha javën e fundit, ndërsa edhe në Shqipëri situata mbetet kritike.

Bashkimi Evropian ia ka ardhur në ndihmë Shqipërisë , duke dërguar një avion nga Italia për shuarjen e flakëve në jug, në zonat Borsh, Piqeras dhe Lukovë.

Himara vijon të digjet nga flakët, të cilët një ditë më parë rrezikuan edhe banorët në dy fshatra, Kalasë e Sasaj, të cilët u evakuan.

Aktualisht raportohet për vatra aktive në fshatin Sasaj, tre vatra në Lukovë dhe një vatër në Shën Vasil.

Zjarrfikësit kanë punuar gjatë gjithë natës në këto zona për të shuar flakët, të cilat favorizoheshin nga era dhe rrezikonte të zbrisnin drejt zonave të banuara.

50 banorët e fshatit Sasaj që u evakuuan mbrëmjen e djeshme kanë qëndruar në qendër të fshatit pasi flakët janë afruar banesave të tyre. Ndërkohë që zjarri i ardhur nga zona që lidh fshatrat e Delvinës me ato të Himarës ka bërë që , Lukova, Shën Vasil të kenë rrezikshmëri.

Forca të shumta të zjarrfikësve, Policia, FNSH, emergjencat civile kanë më shume se 60 orë që po qëndroj në terren pasi zjarri rikativizohet sa herë nis era.

Edhe këtë mëngjes në Lukovë zjarri është aktiv, dhe mbahet në kontroll, ndërkohë që pritet të vijnë helikopterët që të hedhë ujë për të shuar vatrat.

Zjarri vijon edhe në Parkun Kombëtar të Prespës, ndërsa 150 forca janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00, trupa e shërbimit zjarrfikës të Gjirokastrës, në bashkëpunim me forcat mbështetëse të Bashkisë Gjirokastër, ka ndërhyrë në malin e Skërficës për të izoluar përhapjen e një zjarri të fuqishëm që po avancon nga territori i Delvinës drejt Gjirokastrës.

be dërgon në shqipëri një avion zjarrfikës zjarri mbi fshatin sasaj

Lini një Përgjigje