TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Janar 2024, 17:47

Sulmi Bardhi-Noka ndaj Açkës, Ngjela: Rasti do përsëritet, opozita në gjendje të rëndë psikike

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi Bardhi-Noka ndaj Açkës, Ngjela: Rasti do përsëritet,

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar tensionet e djeshme në komisionin e ‘Medias’ ku deputetët Gazment Bardhi e Flamur Noka u përplasën me Flutura Açkën duke i ndërprerë fjalën dhe shkulur mikrofonin.

Ai tha se kjo situatë erdhi si pasojë e gjendjes jo të mirë psikike të opozitës. Ngjela u shpreh se raste të tilla ndodhin kur opozita humbet shpresën se mund të marrë pushtetin teksa shton se raste të tilla do të përsëriten.

“Opozita është në një gjendje jo të mirë psikike. S’kemi si e shpjegojmë ndryshe. Kur opozita humbet shpresën ndaj pushtetit fillon humbja e ekuilibrit dhe kjo i çon në agresivitete me nivel të ulët. Kjo është aksiomë në krimet politike. Gjithmonë opozita bie në një gjendje të rënduar mendore nëse humbet shpresën edhe pasi kanë kaluar 10 apo 12 vjet pa marrë pushtetin dhe do kemi më shumë raste të tilla” tha Ngjela për “Report Tv”.

Sipas Ngjelës, deputetët e opozitës duhet ta kuptojnë se një sjellje e tillë i largon ata gjithmonë e më shumë nga marrja e pushtetit të qeverisjes.

“Parlamenti e ka humbur luftën politike. Këta janë në gjendje mendore jo të qartë për kohën. Kanë pasur mangësi në koshiencën politike por kriza ua nxori në pah. Nuk kanë fuqi t’i rezistojnë gjatë një humbje të thellë. Ekuilibri do vazhdojë të humbasë hap pas hapi. Kam 4 raste të tilla nëpër parlamentet e opozitave që kanë humbur Këtu do shikoni procese gjyqësore, por a do kenë mundësi të kuptojnë se ajo rrugë nuk i sjell dot në pushtet po i largon njëherë e përgjithmonë? Nuk e di, duhet ta shikojnë me vëmendje”, tha avokati.

Lini një Përgjigje