Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerrë urdhrin për shpalljen e Ikballe Huduti Berishës “person të padëshiruar” në Republikën e Shqipërisë për një periudhë 15-vjeçare.
Sipas ekspertit të sigurisë, Ervin Karamuço, ky alarm u ngrit pas diktimit të një propagande të jashtëzakonshme dhe dezinformimi në rrjetet sociale kundër aleatëve strategjikë, SHBA-së dhe Izraelit.
Eksperti sqaroi se bëhet fjalë për individë me background shqiptar por me interesa joshqiptarë, të cilët synojnë të shfrytëzojnë protestat qytetare për të nxitur frymë kaosi.
Këto grupe dyshohet se janë ndikuar nga një frymë e marrë prej Iranit për të dëmtuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë për qëllime personale e politike.
Aktualisht, persona të tjerë janë identifikuar nga policia, shërbimi informativ dhe antiterrori. Karamuço paralajmëroi se reagimi zyrtar nuk do të ndalet me kaq, pasi së shpejti priten masa të forta penale dhe arrestime të reja.
“Është ngritur ky alarm sepse në fillim të protestës u pa nga rrjetet sociale, që kishte një dezinformim dhe një lloj gjuhe që ishte nga burimet e huaja. Nga persona që kanë pasur një bacground shqiptar me interesa jo shqiptarë.
Është bërë një propagandë e jashtëzakonshme ndaj vendeve aleatëve Izraelit dhe SHBA. Reagimi i ministrit të Brendshëm nuk do të mbetet me kaq, do të ketë persona të tjerë, që do të procedohet njësoj si ajo. Janë grupe që hedhin ide dhe bëjnë plane, që të shfrytëzohet protesta qytetare për misione të mbrapshta kundër vendit tonë.
Do të ketë persona të tjerë dhe arrestime. Do të ketë masa të forta me karakter penal, arrestime, që nuk kanë të bëjë drejtpërdrejt me Iranin, por që kanë të bëjnë me atë frymë që kanë marrë nga Irani. Kërkojnë që ta shfrytëzojnë protestën për qëllimet e tyre personale e politike.
Kërkojnë doemos që të dëmtohen marrëdhëniet me SHBA dhe Izraeli dhe që të kemi një frymë kaosi në Shqipëri. Persona të tjerë janë identifikuar nga policia, shërbimi informativ dhe antiterrori”, tha Karamuço.
O zot, ste vjen turp o analist .....djali i ri me koncepte e mendje te se shkuares...shiko se mos thelle thelle je dhe ti agjent por i qeverise dhe kryeministrit.hahahshaha....
Marija . A e djni pse kan ardhë para disa vitesh mijëra iranian ne Shqiperi? A mendon se nuk do te oshte serbia me e preferuar qe keta iranian te shkonin ne serbi???? Ikballe huduti nje qytetare e RKS qe ka lidhje me iran dhe tash se fundi me protestën Flamingo????
Nuk nndaluat dot protestën dhe do filloni me arrestime po të gjithë do ti arrestoni? Leini qytetsrët të protestojnë se kjo është një qeveri hajdute. E ka ngritur në sistem hajdutllikun dhe pa aftësinë.Populli
Qe te moshe influencen zbulimeve te ne kete demostrat do te thote te jeshe injoranet.
Ç jane keto komente idjote,por justifikohen se koha e nxehtë i ka grumbulluar.Flasin dhe Keta qe me siguri jane ne detashmentin e kufomes politike Berishes famemadhit.