Familja e të ndjerit Martin Cani përcolli një mesazh gjatë protestës së 48-të të zhvilluar para Kryeministrisë, ku shprehu indinjatën për mënyrën se si, sipas saj, emri i djalit të tyre po përdoret për propagandë politike, ndërsa përgjegjësia institucionale mbetet e paadresuar.
Deklarata u lexua gjatë tubimit, ku familja argumentoi se realiteti është ndryshe nga ai që, sipas saj, paraqitet nga qeveria.
“Fëmijët vazhdojnë të vriten dhe institucionet vazhdojnë të dështojnë. Tragjeditë nuk po ndalen. Vrasjet e të miturve nuk janë ndalur pas mbylljes së TikTok-ut. Rrjetet sociale nuk janë shkaku i vrasjes së të rinjve, por mungesa e arsimit, përgjegjësisë dhe dështimi institucional”, thuhet në deklaratë.
Familja Cani vuri në pikëpyetje edhe masat e propozuara nga qeveria për rritjen e sigurisë në shkolla, duke argumentuar se vendosja e kamerave nuk është zgjidhje për parandalimin e ngjarjeve tragjike.
“Kamerat nuk e shpëtuan Martinin dhe nuk do të shpëtojnë fëmijët e tjerë. Pse nuk ka kërkuar falje për dështimin e sistemit që ai drejton? Pse nuk na ka takuar? Kemi parë vetëm përdorimin e tragjedisë sonë”, thuhet më tej në deklaratë.
Në mesazhin e saj, familja ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e një pajisjeje mjekësore në Spitalin e Traumës, duke pretenduar se ajo nuk është blerë ende, pavarësisht kostos së ulët në krahasim me shpenzime të tjera publike.
DEKLARTA
Familja Cani shpreh indinjatën e thellë se si Rama përdor emrin e djalit tonë të ndjerë për propagandë, duke shmangur përgjegjësinë e institucioneve. Realiteti është krejt tjetër, fëmijët vazhdojnë të vriten dhe institucionet dështojnë. Tragjeditë s’po ndalen. Vrasjet e të miturve nuk po ndalojnë pas mbylljes së Tik-Tok-ut. Rrjete sociale nuk janë shkak i vrasjes së të rinjve, por mungesa e arsimit, e përgjegjshmërisë institucionale. Vendosja e kamerave në shkolla se zgjidh problemin.
Kryeministri foli për smart city në shkolla dhe vendosjen e kamerave duke thëne se algoritmit bën atë që thotë masa. Kamerat se shpëtuan Martinin dhe fëmijë të tjerë. Pse nuk ka kërkuar falje për dështimi e atij sistemi që ai drejton? Pse s’na ka takuar ? Kemi parë vetëm përdorim të tragjedisë tonë. Pse nuk u ble pajisja për të dëmtuar zemrën në spitalin e Traumës. Kjo pajisje kushton më pak se një makinë qeveritare, por ende nuk është blerë.
Nuk shpëtojnë jetën kamerat! Pse nuk reagoi Rama kur qeshi në Kuvend ministrja Manastirliu, apo Balluku? Pse nuk ndërhyri? Ky ishte respekti? Policia se bëri detyrën, arma e krimit u gjet nga një qytetar. Hetimi nuk do të ishte i thumbuar. Ky është dëshmi e dështimit të strukturave të rendit.
Lini një Përgjigje