TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Qershor 2026, 22:53

Oshtijnë rrugët e Tiranës, qytetarët vijojnë marshimin kundër kastës politike

Shkruar nga Pamfleti
Oshtijnë rrugët e Tiranës, qytetarët vijojnë marshimin
Vijon marshimi

Vijon marshimi qytetar.  Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qindra qytetarë nisën marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të ditës së 26-të të protestës kundër qeverisë dhe kastës politike.

Me flamuj kuqezi në duar dhe pankarta, protestuesit janë drejtuar fillimisht drejt Kuvendit të Shqipërisë, ku janë ulur për disa minuta në tokë në shenjë proteste. Më pas marshimi ka vijuar drejt Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë gjithë itinerarit nuk kanë munguar thirrjet që tashmë janë bërë simbol i protestës, si "Rama ik", "Rama jep dorëheqjen", "Shqipëri e re", "Ju erdhi fundi", "Rama në burg" dhe "Berisha në burg".

Pas kalimit pranë Ambasadës Amerikane, protestuesit janë drejtuar drejt stadiumit "Air Albania", ndërsa itinerari do të përmbyllet sërish para godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbyllet edhe protesta e kësaj mbrëmjeje.

Marshimi po zhvillohet pa incidente, ndërsa qytetarët vijojnë të ecin në grup në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përsëritur kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e klasës politike.

marshim prtesta

Lini një Përgjigje