TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Gusht 2023, 15:56

Ilir Beqaj drejt prangave? Gazetari: Ka porositur një krevat me përmasat e tij, ka frikë se te 313-ta i dalin këmbët jashtë

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Beqaj drejt prangave? Gazetari: Ka porositur një krevat me

Gazetari Elton Qyno ka ironizuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lidhur me aferën e sterilizimit. Në rrjetet sociale ai shkruan se Beqaj po hedh shumë para që të qëndrojë larg burgut, por vështirë do ta ketë.

Ndërkohë gazetari shprehet se Beqaj ka nisur që tani përgatitjet. Duke qenë se ai është i gjatë, ka filluar të mendojë për gjumin. Krevatët në burgje janë të shkurtër dhe Beqjat i dalin këmbët jashtë. Prandaj ai ka porositur një krevat më të gjatë.

Sot në korridoret e SPAK, tregohej me ironi një bisedë se: "...ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, paska derdhur xhepin me paratë e vjedhura ne koncesione, tek disa avokatë që ta mbrojnë dhe disa Media (gazetarë) që të mbyllin gojën e mos meren me të...".

Sipas kësaj bisede, njëherësh Ilir Beqaj gjatë kësaj kohe, që nga dita kur plasi arrestimi i dy miqve të tij, Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj, ka shkuar në një mobileri të njohur që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, për të porositur një krevat me përmasat e gjatësisë së tij.

Kjo pasi asnjë nga përmasat e krevatëve të burgut 313, 302 në Tiranë dhe paraburgimit të Durrësit, ku ndodhen shumë VIP-a të qeverisë, nuk plotësonin kushtet për të nxënë fizikun e Ilir Beqajt.

Me gjatësinë e krevatëve të burgut, Ilir Beqajt i dalin këmbët jashtë si patok.

Të vetmet dëshira që SPAK do i plotësojë Beqaj, janë krevati dhe jo ndarje qelie me Safet Gjicin e Kukësit”, shkruan Qyno në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje