Ish Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës, Dhori Kule, është paraqitur në SPAK paraditen e të mërkurës.
Siç shihet edhe në foto, Kule është futur në ambientet e SPAK i vetëm.
Në dalje, ai shpjegoi edhe arsyen pse ishte thërritur.
“Isha për të dhënë sqarime për kohën kur kam qenë te Banka e Shqipërisë për hetimin që bëhet për mikrokreditë”, tha Kule për gazetarët.
Dhori Kule ka shërbyer për disa mandate si dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe më pas si rektor i Universitetit të Tiranës.
Kule është një prej figurave më të njohura të arsimit të lartë në Shqipëri. Ai ka shërbyer për disa mandate si dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe më pas si rektor i Universitetit të Tiranës.
Lini një Përgjigje