TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2024, 22:56

“Ka lidhje me telefonin e gjetur nga SPAK”, Kikia zbulon “pengun” e madh që mundon Kryemadhin!

Shkruar nga Pamfleti

“Ka lidhje me telefonin e gjetur nga SPAK”, Kikia zbulon

Gazetari Mentor Kikia komentoi deklaratën e bërë një ditë më parë nga Monika Kryemadhi pasi GJKKO la në fuqi masën ndaj ish-presidentit Ilir Meta, e cila tha se ajo duhet të ishte në burg dhe jo Meta.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Kikia u shpreh se gjuha e Kryemadhit lidhet me faktin se gjithë dosja që çoi pas hekurave Metën është ndërtuar mbi bazën e mesazheve dhe bisedave të gjetura në telefonin e saj i sekuestruar më herët nga SPAK.

Në dosje ato provat apo faktet që hidhen janë në masën dërrmuese të nxjerra nga telefoni i Kryemadhit dhe e gjithë qasja e re e saj me Metën është një lloj përpjekjeje për të kërkuar ndjesën, që telefoni i saj…me mesazhet që kishin mbetur është mbushur dosja dhe përplasja e saj me Metës pasi iu sekuestrua telefoni, ka bërë luftë të madhe kur ju sekuestrua telefoni, ka bërë padi. Arsyeja pse ndihej e penduar dhe thoshte m’u thaftë dora dhe goja ka të bëjë me përmbajtjen e telefonit që ushqeu dosjen, ndaj thoshte të isha unë në burg jo Meta”, tha Kikia.

Lini një Përgjigje