TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2026, 12:48

Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia largon me gaz lotsjellës protestuesit që bllokuan deputetët dhe ministrat

Shkruar nga Pamfleti
Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia largon me gaz
Pamje nga përplasja

Për të mundësuar daljen e makinave të deputetëve dhe ministrave nga Kuvendi, Policia largoi protestuesit që kishin bllokuar rrugën duke u ulur këmbëkryq.

Tensione të reja u regjistruan para godinës së Kuvendit, pasi një grup protestuesish u ulën këmbëkryq në rrugë për të penguar daljen e deputetëve dhe ministrave nga Parlamenti pas përfundimit të seancës plenare.

Policia ndërhyri për të zhbllokuar rrugën dhe për të mundësuar daljen e automjeteve të deputetëve nga ambientet e Kuvendit. Gjatë ndërhyrjes, efektivët përdorën sprej lotsjellës, ndërsa një person u shoqërua në polici.

Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia largon me gaz

Një pjesë e protestuesve u kundërpërgjigjën duke hedhur sende në drejtim të forcave të rendit, ndërsa Policia vijoi përdorimin e sprejit lotsjellës për të larguar turmën nga perimetri i sigurisë.

Situata mbeti e tensionuar për disa minuta, ndërsa në zonë vijojnë të jenë të pranishme forca të shumta policore.

Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia largon me gaz

1 Komente

  1. T
    Tiranë

    Taulant Balla i quane protestuesit "mbeturina sociale". Ja pra, kështu do te mbeten shqiptaret sipas Taulant Balles, "mbeturina sociale"?! Hapu dhe!

    Lini një Përgjigje