Aktualitet24 Shkurt 2024, 14:26

Kapter Peza, premtoi lidhje të RTSH-së me CNN e BBC; por e futi në “brekushet” islamike të Erdoganit

Shkruar nga Pamfleti
Kapter Peza, premtoi lidhje të RTSH-së me CNN e BBC; por e futi
Marrëveshja e binjakëzimit me televizionin e Erdoganit /

Është alarmante në aspektin kombëtar se si një media publike që përfaqëson shtetin shqiptar në botë, që financohet 23 milionë Euro në vit nga taksat publike, është katandisur në atë derexhe degradimi institucional, amoral e nivel të ulët profesional...

Në fushatën e vitit 2013, para se të bëhej deputet i “rilindjes” në Peqin, kapteri Alfred Peza, premtoi se ekipin “Shkumbini” do ta ngjiste në elitën e futbollit; do ndërtonte stadium modern; akademi futbolli e TV “Shkumbini Channel” si skuadrat e mëdha në botë; impiant stërvitor si i Milanit dhe binjakëzim me Lazion, por Peqini është në kategorinë e dytë “B”.

Në muajin qershor 2023, kur kapteri Alfred Peza u emërua Drejtor i Radio-Televizionit Shqiptar, premtoi se brenda vitit 2023, RTSH do binjakëzohej e do fillonte 17 programe të reja bashkëpunimi me televizionet CNN, BBC, RAI, RTL etj; dhe do bëhej televizioni me shikueshmëri më të lartë në Shqipëri, diasporë e Ballkan.

Por pas 7 muajsh drejtor, në vend ta binjakëzonte me CNN, BBC, RAI, RTL siç premtoi me megalomani; kapteri Alfred Peza, me urdhër të Bablokut e përulje para tij, firmosi binjakëzimin me televizionin shtetëror turk “TRT”, duke e futur RTSH-në në “brekushet islamike e autokratike” të propagandës së Erdogan.

Në marrëveshje, kapter Alfred Peza, thotë se RTSH do transmetojë linja editoriale qeveritare, politike e programe të çdo fushe, që transmeton televizioni shtetëror turk, por dhe emisione speciale që propaganda mediatike e Erdoganit, do përgatisë enkas për RTSH-në.

Që nënkupton, se në RTSH do transmetohen programe që do mbështesin interesat e Erdogan në Shqipëri; të cilat nisën të zbatohen 3 ditë pas firmosjes së pazarit Rama- Erdogan, kur kanë filluar intervistat e debatet në RTSH, lidhur me prezencën dhe aktivitetin e gylenistëve në Shqipëri dhe mbështetja e erdogonistëve në zgjedhjet e Kumunitetit Mysliman më 7 mars 2024.

Një nga pikat e marrëveshjes që firmosi kapter Peza në sarajet e “sulltan” Erdoganit, është marrja e “modelit të pavarësisë” së televizionit turk “TRT”, dhe zbatimi  në RTSH, që do të thotë se do zbatojë modelin e tutorizmit politik-shtetëror të Erdoganit mbi mediat.

Kopjimi dhe zbatimi i modelit mediatik erdoganist në televizionin publik shqiptar është anormalitet, mbasi nga sondazhi i vitit 2023 që ka bërë organizata “Reporterët pa Kufij” për lirinë e medias në 189 vende, Turqia u rendit në vendin e 165 për mungesë lirie, kapje dhe përdorim të mediave nga partia në pushtet.

Ndërsa Shqipëria u rendit në vendin e 96 për lirinë e medias, por kapter Peza, me urdhër të Bablokut, pranoi ta rikthejë mbrapa, sipas modelit të televizionit shtetëror turk nën sundimin e Erdoganit.

Referuar statusit Kushtetues të RTSH, ky është i pavarur politikisht dhe duhet t’i krijojë vetë e në pavarësi të plotë, lidhjet dhe binjakëzimet me televizionet e vendeve të tjera; por drejtori kapter Peza, shkoi firmosi marrëveshje me televizionin qeveritar turk, i urdhëruar e shoqëruar si “jeniçer” nga kryeministri Edi Rama.

Është alarmante në aspektin si një media publike që ndërkombëtarisht përfaqëson shtetin shqiptar, mbasi RTSH megjithëse financohet 23 milionë Euro në vit nga taksat publike, është katandisur në atë derexhe degradimi institucional, amoral e nivel të ulët profesional sa nuk e sheh asnjeri, madje as vetë kapter Peza, Babloku dhe...as AMA./Pamfleti

rtsh cnn bbc brekushet islamike erdogani kapter peza