TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Korrik 2025, 16:43

Kërcënimet, presionet dhe dosjet e bujshme, Garda ‘blindon’ SPAK; kontroll me qen anti-eksploziv godinës dhe makinave

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënimet, presionet dhe dosjet e bujshme, Garda

Kush po i kërcënon prokurorët dhe gjyqtarët?

Garda e Republikës ka forcuar masat mbrojtëse për anëtarët e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme.

SPAK, BKH dhe GJKKO janë kthyer në elementin kyç të luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe në shumë raste ka pasur kërcënime ndaj prokurorëve e gjyqtarëve, madje edhe plane për t’i eliminuar. Pa përmendur këtu politikën që i kërcënon dhe i anatemon njerëzit e kësaj strukture nga mëngjesi në darkë.

Për të shmangur çdo rrezik, ditën e sotme është parë një proces kontrolli shumë i rreptë në ambientet e SPAK. Në pamjet e transmetuara nga Ora News, shihet se godina e SPAK është kontrolluar me qen anti-eksploziv për të parë mundësinë e ndonjë elementi shpërthyes. Po ashtu të gjitha makinat e gjyqtarëve, prokurorëve, agjentëve të BKH dhe stafit të këtyre organeve i janë nënshtruar një kontrolli rigoroz me qen dhe nga vetë përfaqësuesit e Gardës.

Mësohet se SPAK ka shtuar dhe numrin e efektivëve të Gradës duke sinjalizuar se kërcënimi ndaj saj po rritet ndjeshëm.

Kohë më parë u raportua se vetë kreu i SPAK Altin Dumani ka shtuar ndjeshëm sigurinë. Ndërkohë në raportin vjetor SPAK ka theksuar se janë shtuar ndjeshëm kërcënimet dhe presionet.

Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorët politikë dhe medatik, i cili cenon pavarësinë kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme, rrezikojnë gjithashtu integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor. Për të garantuar pavarësinë e SPAK-ut, si dhe mbështetje për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim më i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK”, thuhet në raport.

Lini një Përgjigje