
27-vjeçari Stefan Prence, nënkryetari i Partisë Demokratike në njësinë administrative Bubullimë është proceduar penalisht pasi ushtroi 0presion ndaj një personi për dhënin e votës.
I riu nga Lushnja u kallëzua në SPAK, pasi ka kanosur një person përmes platformës “Messenger”, duke ushtruar presion për dhënien e votës.
Çështja po hetohet për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrjes në zgjedhje”. Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 27 vjeç, banues në fshatin Bubullimë, pasi ka kallëzuar shtetasi J. Ç., 28 vjeç, se shtetasi 27-vjeçari, nënkryetar i një subjekti politik në Lushnjë, e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e votës. Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrjes në zgjedhje”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje