TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2025, 10:48

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, Gjykata e Lartë rrëzon Ilir Metën

Shkruar nga Pamfleti

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda.

Meta ka anikumuar në Gjykatën e Lartë vendimet e GJKKO-së, ndërsa kërkon lirinë nga qelia.

Ish-Presidenti prej tetorit 2024 ndodhet me masën e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërsa dosja i ka kaluar për gjykim.

Ndaj ish-Presidentit, SPAK ka ngritur akuzat për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Lini një Përgjigje