TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Tetor 2023, 07:38

KFOR-i në veri, Mirela Milori: Rama të tregojë arsyet çfarë fshihet pas kërkesës së tij

Shkruar nga Pamfleti
KFOR-i në veri, Mirela Milori: Rama të tregojë arsyet
Mirela Milori

Gazetarja Mirela Milori është me mendimin që Kryeministri Edi Rama duhet të japë sqarim sa i takon deklaratës së tij të përsëritur për vendosjen e KFOR-it në veri të Kosovës.

Në “Opinion”, Milori arsyetoi se sa kohë kryeministri shqiptar e thotë këtë deklaratë, patjetër që duhet të ketë “diçka më të thellë”.

Por ajo thekson se vendosja e KFOR-it në veri, mund ta fusë këtë territor në një spirale të panjohur.

Debati në studio: 

Mirela Milori: Policia e Kosovës, shërbimet inteligjente treguan qartë që kaluan një moment në mënyrë perfekte. Një operacion me snajper, nuk u fut fare asnjë forcë policore. Ishte e zonja të përballonte. Ndihmuan shërbimet inteligjente të huaja patjetër, KFOR-i në background patjetër, etj etj. Por unë mendoj që Rama duhet të japë sqarim përse ndryshon këtë deklaratë. Se nuk mendoj që këtu kemi të bëjmë me ekzibicion e tij, ndryshoi deklaratën se do ta ndryshojën që t’i ngrejë nervat Albinit, apo të acarojë njerëzit në Kosovë, se dua ta them. Nuk është këtu kjo, patjetër që ka diçka më të thellë që ai kërkon vendosjen e KFOR-it në veri.


Blendi Fevziu: Pra Rama di diçka më shumë që nuk e shpreh në deklaratë…

Mirela Milori: Duhet të jetë më i qartë pse e thotë. Nuk duhet të thotë kështu them dhe kështu mendoj. Duhet të japë arsyet përse e bën këtë deklaratë. Sepse vendosja e KFOR-it në veri për momentin ndoshta duhet, pasi mund të jetë një silur ajo çështja e veriut për të bërë një Ukrainë të vogël, por ne kemi atë shprehjen ‘mbetet litari jashtë’, me vendosjen e KFOR-it në veri për perspektivën, sepse është ajo që the, vendoset paqe, stabilitet, por mbetet KFOR-i aty dhe cilido mund të pretendojë nesër dhe të thotë ka një territor i cili nuk menaxhohet dot nga Kosova.

Preç Zogaj: Pse mendon se KFOR dhe NATO do t’ia japin Serbisë?

Mirela Milori: Jo fare. Nuk e dimë ne se në çfarë spirale futet. Nëse është e përkohshme do japë arsyet përse e do aty. Por po hyri aty pastaj duhet me shumë vëmendje për t’u parë, sepse kjo është hajde ta largosh dhe si do ta largosh. Ndaj them duhet parë me maturi si moment, por duhet evituar natyrisht momenti i parë. Ndoshta duhet të jetë aty, sepse Serbia nuk dihet. Edhe sot e tha ai, kryeministri Rama, tha që mund të ketë përshkallëzim përsëri në veri të Kosovës.

mirela milori rama kosova

Lini një Përgjigje