TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2026, 14:29

Incidentet para Kuvendit, Prokuroria kërkon arrest me burg për 2 protestues; 18 të tjerët të lirohen nga paraburgimi

Shkruar nga Pamfleti
Incidentet para Kuvendit, Prokuroria kërkon arrest me burg për 2
Incidentet para Kuvendit, Prokuroria kërkon arrest me burg për 2 protestues

Seanca e sotme për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj 21 protestuesve të arrestuar pas përplasjeve gjatë protestës së 2 korrikut para Kuvendit ka përfunduar dhe trupi gjykues është tërhequr për marrjen e vendimit.

Sipas avokatit të njërit prej të arrestuarve, bazuar në provat e paraqitura nga Policia e Shtetit dhe të administruara nga Prokuroria, organi i akuzës ka kërkuar masën "arrest me burg" për dy protestues, "arrest në shtëpi" për një tjetër, ndërsa për 18 protestuesit e tjerë është kërkuar lirimi i tyre.

Nga ana tjetër, të gjithë avokatët mbrojtës kanë kërkuar lirimin e protestuesve, duke kundërshtuar kërkesat e Prokurorisë.

Kjo është bërë e ditur në një deklaratë për mediat nga njëri prej avokatëve të protestuesve, i cili konfirmoi gjithashtu se protestuesi që vuan nga probleme shëndetësore ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas është rikthyer në sallën e gjyqit.

Protestuesit e arrestuar janë në akuzë për 7 vepra penale, shkatërrim prone, kundërshtim i punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të policisë dhe pengim i qarkullimit të mjeteve. Më 2 korrik, para ambienteve të Kuvendit, deputëtë dhe policë u qëlluan me vezë dhe gurë disa herë.

Emrat e personave të arrestuar
Kujtim Pervataj
Romario Dushi
Ardit Ymaj
Niko Qarkaj
Ylli Shima
Ervis Gjoni
Frrok Bardhi
Rezart Pirani
Admir Tershalla
Alban Nikolli
Elvis Bici
Altin Hila
Ervin Gega
Arben Lleshaj
Everes Bardhi
Besard Kajmi
Aristotel Elezaj
Gentjan Progni
Durim Bami
Iljon Shala
Orgito Kaba

 

incidentet para kuvendit

Lini një Përgjigje