Aktualitet 8 Maj 2023, 14:50

“Kjo është java KÇK”, Artan Hoxha zbërthen rënien e euros: Sytë nga këmbimi valutor, aty do dalin danoçët

Shkruar nga Pamfleti
“Kjo është java KÇK”, Artan Hoxha zbërthen
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar rënien e monedhës europiane teksa ka ngelur vetëm pak ditë nga zgjedhjet lokale të 14 majit.

Hoxha thotë se tani jemi në në javën vendimtare, ku kursi i këmbimit duhet mbajtur nën monitorim. Kjo sipas gazetarit për të kuptuar se cila monedhë do ketë luhatjen më të madhe në kursin e këmbimit. 

Ai shton se nga fundi i javës, në prag të zgjedhjeve, do të dalin në terren “danoçët”, me moton “Plata o plomo” (argjendin ose plumbin), se kë duhet të zgjedhësh mes parave dhe plumbit…

"Mbahuni burra….

Sapo kemi hyrë në javën vendimtare…

Janë 7 ditët e fundit dhe nuk ka shaka…

Kursi këmbimit valutor duhet mbajtur në monitorim, për të kuptuar se cila monedhë do ketë luhatjen më të madhe në kursin e kembimit…

Nga fundi javës, do të shfaqen në qarkullim dhe “danoçët”, me atë moton e tyre mbrëslënëse, “Plata o plomo”(argjendin ose plumbin), se kë duhet të zgjedhësh mes parave dhe plumbit…

Kjo është fiks java KÇK (Kap ç’a t’kapesh).

Të shfaqet si mundësi vetëm një hërë në çdo dy vite, kur ka zgjedhje lokale ose parlamentare…", shkruan Hoxha.

Ditën e sotme edhe kandidati i opozitës në Elbasan, Luçiano Boçi denoncoi rënien e euros.

Sipas tij, Banka e Shqipërisë me qëllim ka ulur kursin e këmbimit për t’i lejuar qeverisë mundësi për të marrë borxh të freskët dhe këto para qeveria i dërgon tek klientët e saj.

 

artan hoxha rënia e euros rama kÇk