TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2026, 20:36

“Koha për një lëvizje mbarëkombëtare”, studentja mesazh Ramës: Na vlon gjaku për Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
“Koha për një lëvizje mbarëkombëtare”,
Pamje nga protesta në ditën e 24-t

Me mijëra qytetarë po vijojnë protestat kundër Kryeministrit Edi Rama, teksa kërkojnë dorëheqjen e tij. Nën thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Rama jepe dorëheqjen”, megafonin e protestës në ditën e 24 të saj po e marrin emigrantë dhe studentë, që përcjellin mesazhet e tyre.

Një e re, studente, duke iu drejtuar Edi Ramës tha se duhet të largohet nga zyra e Kryeministrit pasi këtë e kërkon sot populli. Ajo shprehu vendosmërinë për të vijuar protestën deri në largimin e Edi Ramës.

“Pas gjimnazit më doli e drejta e studimit në Amerikë me 100% bursë, por vendosa të qëndroj në vendin tim. Vite më vonë, shqiptarët po tregojnë që ka ende shpresë. Sytë po shohin që ka në mesin tonë burra e gra sypatrembur që u vlon gjakun për Shqipërinë! Ka ardhur koha që plagët të shërohen dhe autorët gjakatarë ta paguajnë njëherë e mirë! Le të bjerë zemërimi i shqiptarëve në krye të zuzarëve! Kryeministri po zvogëlohet i trembur!

Ka ardhur koha për një lëvizje mbarëkombëtare që nis tani dhe përfundon me rrëzimin e të gjithë kësaj klase politike. Ka ardhur koha që plagët e ndërmarra ndër vite të shërohen . i dukej vetja Zot, por po zvogëlohet dita ditës ky kryeministër”, u shpreh ajo.

 

protesta studente rama

Lini një Përgjigje