Tirana do të presë nesër koncertin e reperit kontrovres Kanye West, një ngjarje plot kritika për qeverinë Rama e cila që të 'mos turpëronte' Shqipërinë hoqi 4 miliardë lekë nga Fondi i Emergjencave për një aktivitet privat.
Stadiumi është ndërtuar në aksin Tiranë-Durrës dhe për të gjithë qytetarët që do të ndjekin koncertin është vendosur një linjë e dedikuar transporti. Spektatorëve u këshillohet që të mos lëvizin me makina, por të përdorin këtë linjë transporti të dedikuar, ose transportin publik urban.
Ndërkohë, nga ora 07:00 mëngjesin e të shtunës deri në mesnatë nis kufizimi i qarkullimit në disa akse. Në dytësoren, Durrës-Tiranë do të qarkullimi dhe ky aks do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet.
Të gjitha rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00
-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Sqarojmë se ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet.
-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”;
-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “”Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho””;
-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori””, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.
-Gjithashtu, nga ura e Institutit deri tek “Casa Italia” mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit të automjeteve, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve.
Linjat publike të transportit që mund të përdorin qytetarët, përveç linjës së dedikuar
L.4 - City Park – Qendër
L.13 – Tirana e Re
L.3 Kashar
L.58 - Institut – Qendër
Për mbarëvajtjen e koncertit, qeveria ka alokuar një fond 4 mln euro, akt normativ që është dorëzuar edhe në Kuvend dhe pritet të miratohet brenda korrikut. Opozita ka reaguar ashpër duke vënë në dukje se financimi i qeverisë për koncertin përbën gati gjysmën e fondit rezervë të emergjencave, dhe një abuzim me Aktin normativ.
Lini një Përgjigje