
Ditën e sotme është shtyrë seanca për 6 nga 8 personat e akuzuar për dosjen e sterilizimit të cilët kanë ankimuar masat e sigurisë të dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Shkak për shtyrjen e seancës që do mbahet të mërkurën në orën 9, u bë moslegjitimimi i avokatëve.
Ish-zv ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, biznesmeni që fitoi tenderin Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Arben Gjata dhe Genc Burazeri janë personat që kanë ankimuar masat në Apelin e Posaçëm. Ndërsa Naile Ajazi dhe Petro Mersini që ndodhen nën masën detyrim paraqitje nuk kanë bërë ankim.
Sipas SPAK, Rjepaj akuzohet për “shpërdorim të detyrës” dhe “falsifikim të dokumenteve”, ndërsa Rrapaj për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “falsifikim të dokumenteve”.
Lini një Përgjigje