
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Korçë, ku një 66-vjeçar u gjet i pajetë brenda automjetit të tij të përfshirë nga flakët.
Hetimet paraprake po e trajtojnë rastin si një vetëvrasje, ndërsa autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Një familjar i viktimës, në një prononcim jashtë kamerave, ka treguar se shqetësimi kryesor i 66-vjeçarit lidhej me procesin e legalizimit të banesës.
Sipas tij, megjithëse kishte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, 66-vjeçari nuk po arrinte të merrte legalizimin për shkak të një problemi që lidhej me një dritare të banesës, situatë që e kishte shqetësuar prej kohësh.
“Problemi i vetëm që ka pasur ka qenë fakti që nuk po i legalizohej banesa. I kishte të gjitha dokumentet, por për një dritare nuk ia legalizonin. Më herët ka qenë emigrant në Greqi. Ka qenë njeri i rregullt dhe i qetë, aspak agresiv”, është shprehur familjari i viktimës.
Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe motivet e ngjarjes.
Lini një Përgjigje