TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Mars 2024, 15:46

Kreu i AKUKM Klevis Jahaj, pazare me tenderët/ Si favorizoi Eral Myftarajn dhe tentativat për të zhdukur gjurmët nga frika e SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i AKUKM Klevis Jahaj, pazare me tenderët/ Si favorizoi Eral Myftarajn

Pas finalizimit të këtij tenderi, me kritere të përshtatura për Eral Myftarajn, ky i fundit ka zhdukur telefonin, ka ndryshuar numrin, ka zhdukur dokumente dhe kompjuterin nga frika e SPAK-ut...

Pas çdo reforme të bujshme qëndrojnë pazare dhe interesa të fuqishme. E tillë është edhe reforma e ujit, një nga produktet e të cilës është edhe falimentimi i Ujësjellësit të Durrësit me në krye Kovaçin e korrupsionit, hoteleve dhe vilave, i cili paratë e ujësjellësit i ka kanalizuar në xhepat e tij, përmes një skeme të zbërthyer korrupsioni, me kompanitë e babait të tij Petrit Kovaçi dhe ortakët e Kovaçit në tendera.

Reforma e ujit po zbatohet nga drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, Klevis Jahaj.

Si po zbatohet reforma e ujit? Nëse Spartak Kovaçi, me paratë e korrupsionit me tenderë, po bën edhe një hotel me 5 yje në Durrës bashkë me vëllanë e Ceno Klosit, as Klevis Jahaj nuk mbetet pas.

Ai finalizon pazaret me tenderët e mëdhenj, me një rreth klinetelist të konsoliduar.

Paracaktohen fituesit e tenderë me oferta sa fondi limit. Paracaktohen edhe supervizorët. Paratë publike përvetësohen që nga fryrja e kostos dhe përllogaritja e fondit limit, vijon me mungesën e diferencës mes fondit limit dhe ofertës fituese. Si mos të mjaftonin këto, një vjedhje masive bëhet gjatë zbatimit të kontratave, mes ituacione false për volume pune të pakryera, deformim në zbatimin e kontratës dhe cilësi materialesh ndryshe nga parashikimet teknike të kontratave.

Një nga klientët protagonistë të skemës së Klevis Jahajt është edhe sekseri dhe matrapazi me damkë i tenderave Eral Myftaraj.

Disa muaj më parë, Klevis Jahaj ka diktuar për Eral Myftarajn tenderin 7 milionë euro për rikonstruksionin dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të zonave informale: Harmës; pjesërisht Krastë e Vogël, pjesërisht Lagjja: Dyli Haxhire” dhe, pjesërisht Lagjja: Katund i Ri.

Në këtë tender të fryrë dhe me ofertë fituese gati sa fondi limit janë implikuar edhe nënkryetarja e Bashkisë Elbasan, Aulona Bylykbashi dhe drejtori i Ujësjellësit Luan Tabaku, por pazari është vulosur nga Klevis Jahaj dhe Eral Myftaraj.

Janë sajuar shkaqe për të skualifikuar nga gara operatorët e tjerë, duke lënë vetëm kompaninë Meteo të Eral Myftarajt. Burime për “Prapaskenën” theksuan se kompania Meteo është kualifikuar si fituese në mënyrë të paligjshme, me disa dokumente false dhe duke mos plotësuar as kriteret e përshtatura.

Tenderi, nga i cili besohet se do vidhen rreth 4 milionë euro, është monitoruar nga SPAK. Nuk dihet nëse është hapur një hetim, por pas finalizimit të këtij tenderi, me kritere të përshtatura për Eral Myftarajn, ky i fundit ka zhdukur telefonin, ka ndryshuar numrin, ka zhdukur dokumente dhe kompjuterin nga frika e SPAK-ut.

Lëvizje për të lënë sa më pak prova për BKH-në dhe SPAK ka ndërmarrë edhe Klevis Jahaj, i cili vitet e fundit ka nisur të investojë paratë e dyshimta në pasuri të palujtshme, pasuri për të cilat do të japim detaje në vijim.

Kush është Eral Myftaraj?

Eral Myftaraj nga Gramshi, i cili kontrollon një rrjet kompanish, mes të cilave edhe Meteo, është përfituesi kryesor i tenderave në bashkitë e qarkut të Elbasanit.

Është një matrapaz dhe sekser kaq i famshëm saqë e gdhin poshtë dritares së deputetëve, ministrave, kryebashkiakëve dhe drejtorëve që kanë në dorë dhënien e tenderit.

Myftaraj besohet se ndan deri në 30 % të ofertës fituese me zyrtarët që i japin tenderat. Ndërsa mashtron me zbatimin e kontratave, Eral Myftari shfaqet në pushime sheikësh me paratë publike që siguron përmes skemave korruptive.

Ashtu si Klevis Jahaj, edhe klienti i tij në vjedhjen e parave publike Eral Myftaraj ka investuar paratë që ka përlarë me tendera dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave, në pasuri të palujtshme. /Prapaskena

1 Komente

  1. T
    Tatjana

    A ka grua e femije ky Klevis Jahaj se po shikoja fotot e fushates qe kishte hedhur, edhe me mamin kishte dale ne foto dhe me familjen e tij te ngushte jo. Ndoshta eshte beqar, le te dale me te dashuren, ta shohim cfar shije ka ky djale qe vjen nga provinca

    Lini një Përgjigje