Ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad është vendosur në arrest shtëpiak, pasi autoritetet iraniane kanë zbuluar kontaktet e tij të dyshuara me shërbimet sekrete izraelite, raporton The New York Times, duke cituar katër zyrtarë të lartë iranianë.
Sipas investigimit të publikuar nga gazeta amerikane, strukturat e sigurisë iraniane kanë zbuluar rrjetin e kontakteve të Ahmadinejadit me Izraelin, çka çoi në vendosjen e tij nën mbikëqyrje të rreptë.
Raporti i The New York Times zbuloi se Mossad kishte zhvilluar për vite me radhë një operacion sekret për të rekrutuar ish-presidentin iranian dhe për ta përgatitur si figurë që mund të merrte drejtimin e Iranit në rast të një ndryshimi të regjimit.
Sipas gazetës, Ahmadinejad zhvilloi takime sekrete me zyrtarë izraelitë gjatë vizitave të tij në Budapest, ndërsa ish-drejtori i Mossadit, David Barnea, kishte udhëtuar personalisht në Hungari për ta takuar.
Artikulli zbulon gjithashtu se Izraeli kishte financuar fshehurazi bashkëpunëtorë të afërt të Ahmadinejadit dhe se kontaktet vazhduan deri përpara operacionit ushtarak izraelit të koduar "Luani që Ulërin".
Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë bërë një njoftim zyrtar për arrestin shtëpiak të Ahmadinejadit, ndërsa vetë ish-presidenti nuk ka reaguar ndaj raportimit të The New York Times.
Lini një Përgjigje