Aktualitet29 Prill 2023, 07:22

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, njihuni me parashikimin e motit

Dita e sotme do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në veri të vendit.

Era do te fryjë me drejtim juglindje- veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë brigjeve detare fiton shpejtësi deri 11m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen, në zonat malore 1-17°C, në zonat e ulëta 4-25°C dhe në zonat bregdetare 9-25°C.

vranesira parashikim moti