
Vëllai i Nuredin Dumanit, Fitim Dumani ka dhënë të tjera detaje nga “karriera” e vëllait të tij prej vrasësi. Gazetari Flamur Vezaj, ka publikuar pjesën e dytë të intervistës me të.
Gazetari e ka pyetur se ku i ka çuar paratë që ka marrë nga vrasjet Dumani dhe ka pasur vrasje pa para. Ai tregon se një vrasje pa lekë është ajo e vrasjes së Bujar Çelës, vëllai i Talo Çelës, i cili akuzohet për masakrën e Bradasheshit.
-Ka vrasje pa lekë? Ku i ka çuar lekët, ku i ka shpenzuar? Se ka marrë kaq milion këtu e kaq aty...
Edhe nëse i ka çfarë pret të të them?
-A ka bërë vrasje pa leke?
Vrasje, ka bërë vrasjen e vëllait të Talo Çelës se e vranë çunin e huaj kot. Ju mor haku pa mbush brenda 24 orë.
Lini një Përgjigje