Aktualitet22 Prill 2024, 11:38

‘Ku janë vallë shqiptarët? Rrjetet sociale dhe emigracioni zbulojnë një pasqyrë të trishtueshme të realitetit

Shkruar nga Pamfleti
‘Ku janë vallë shqiptarët? Rrjetet sociale dhe emigracioni
Blerim Gjeladini

Drejtues i “Terra Data” Blerim Gjeladini, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka publikuar disa shifra për realitetin e trishtueshëm në Shqipëri lidhur me numrin e popullsisë.

Duke u bazuar në statistikat në rrjetet sociale ai pyet se ju janë vallë shqiptarët.

‘Po ku janë mor vallë, ku janë Shqiptarët? - Rrjetet sociale dhe emigracioni, një pasqyrë e trishtueshme e realitetit

Në këtë botë të sotme ku hapsira virtuale po bëhet më e madhe se ajo reale, u kemi hedhur një sy shiffrave në ato rrjete sociale, na dalin se ka plot 1.7 deri 1.9 milion shqiptarë, nga 13 deri në 65+ vjeç, që “jetojnë” brenda Facebookut e Instagramit (përfshi edhe ata qe kane me shume se nje llogari).

Pra, na lind pyetja e madhe: ku janë të gjithë këta shqiptarë? A kanë ikur nga trojet tona, a thjesht kanë fshirë llogaritë e tyre të Facebook-ut edhe Instagram-it?’, shkruan ai.

Të dhënat e INSTAT, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se gjysma e popullsisë në moshë të re (0-39 vjeç) po tkurret me shpejtësi në të kundërt po rritet ajo mbi moshën 40 vjeç.

Në fund të vitit 2021, popullsia deri në 39 vjeç zinte 52% të totalit, nga 68% në vitin 2001, duke u tkurrur me gati 16 pikë përqindje.