TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2024, 08:20

Kufizim qarkullimi sot në Tiranë, bllokohet rruga “Myslym Shyri”

Shkruar nga Pamfleti

Kufizim qarkullimi sot në Tiranë, bllokohet rruga “Myslym

Me rastin e 104-vjetorit të Tiranës kryeqytet, do të realizohen disa aktivitete në rrugën “Myslym Shyri” nga ora 10⁰⁰ deri në 22⁰⁰.

Si pasojë e aktiviteteve gjatë ditës së sotme do të kufizohet pjesërisht lëvizja e automjeteve në këtë segment rrugor.

Plani i lëvizjes së automjeteve:

1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të organizimit të aktiviteteve me rastin e 104 vjetorit të Tiranës, në segmentin e rrugës "Myslym Shyri", nga kryqëzimi i rrugës "Sami Frashëri" me rrugën "Myslym Shyri", deri në kryqëzimin e rrugës "Reshit Çollaku" me rrugën "Myslym Shyri", nga data 09.02.2024 ora 21:00, deri në datën 11.02 2024 ora 03:00.

2. Qarkullimi i automjeteve, do të devijojë në rrugët "Vangjush Furxhi", "Islam Alla", "Hajdar Hidi", "Shyqyri Bërxolli".

3. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

 

automjete qarkullimi myslym shyri

Lini një Përgjigje