TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Dhjetor 2025, 20:11

Kush janë miqtë e huaj të Ramës që i kapi vesi i 'dardhave pas shpine'!

Shkruar nga Pamfleti

Kush janë miqtë e huaj të Ramës që i kapi vesi i

Me gjithë këta miq të korruptuar, nga Shqipëria, Europa dhe SHBA-ja, pyetja që ngrihet është; sa qëndron fjala e urtë popullore, ‘më thuaj me kë rri të të them se kush je’, në rastin e kryeministrit Rama?

Virusi shqiptar i ‘dardhave pas shpine’ ka kaluar kufijtë kombëtarë dhe është shtrirë tutje në Europë, e jo vetëm. Të gjithë të prekurit e këtij ‘virusi’ kanë një të përbashkët, kontaktin me ‘Pacientin Zero’, kryeministrin Edi Rama.

Në mënyrë krejt ironike, përveç atyre që e kanë rrethuar dhe e rrethojnë në qeveri por jo vetëm, Rama duket se është një ‘mallkim’ edhe për ‘miqtë’ e huaj. Arrestimi i ish-Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini (një mike e vjetër e Ramës), e akuzuar për korrupsion, ishte lajmi i ditës. Por Mogherini duket se nuk është (mikja) e vetme e Ramës në arenën ndërkombëtare që ka përfunduar në radarin e drejtësisë, pasi, siç thotë Rama, ‘kanë ngrënë dardha pas shpine’. (Fatmirësisht jo pas shpinës së kryeministrit tonë!)

Lista vijon si më poshtë, me disa që kanë arritur t’i mbyllin hetimet me manovra pavarësisht akuzave të shumta, disa të tjerë po hetohen, e disa po vuajnë dënimin.

Kush janë miqtë e huaj të Ramës që i kapi vesi i

Federica Mogherini: Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe aktualisht rektore e Kolegjit të Europës, është arrestuar në Bruksel në kuadër të një hetimi të gjerë për mashtrim në procedurat e prokurimit publik. Mësohet se ndalimi i saj lidhet me një dyshim korrupsioni që përfshin Kolegjin e Europës dhe Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (SEAE).

Kush janë miqtë e huaj të Ramës që i kapi vesi i

Stefano Boeri: Miku i ngushtë i kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe një nga figurat më të përfolura në projektet e betonizimit të Tiranës, ndodhet në qendër të një hetimi penal në Itali. Prokuroria e Milanos hapi në korrik një dosje të re për korrupsion dhe falsifikim që ka çuar në kërkesa arresti për gjashtë persona, ndër ta zyrtarë të bashkisë dhe biznesmenë të ndërtimit. Në këtë listë del edhe emri i Boerit, arkitekti i famshëm i “Bosco Verticale” dhe një prej ideatorëve të “Milano 5.0”.

Kush janë miqtë e huaj të Ramës që i kapi vesi i

Charles McGonigal: Ish-kreu i FBI-së, miku i Ramës gjithashtu, u arrestua në janar 2023 për punë të paligjshme për oligarkun rus të sanksionuar Oleg Deripaska pas daljes së tij në pension nga FBI në vitin 2018. McGonigal komplotoi për të shmangur sanksionet e SHBA-së duke rënë dakord t'i ofronte shërbime Deripaskës në këmbim të pagesave të fshehura. McGonigal gjithashtu pranoi se kishte marrë të paktën 225,000 dollarë cash nga Agron Neza. McGonigal gjithashtu udhëtoi disa herë në Shqipëri me Nezën dhe u takua me zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë kryeministrin Edi Rama, pa i raportuar këto kontakte dhe marrëveshje financiare FBI-së siç kërkohet. Në dhjetor 2023, McGonigal u dënua me 50 muaj burg dhe u urdhërua të paguante një gjobë prej 40,000 dollarësh.

Kush janë miqtë e huaj të Ramës që i kapi vesi i

Ursula von der Leyen: Presidentja e Komisionit Europian, të cilën gjithashtu Rama e quan një mike të mirë, është përballur me akuza në lidhje me drejtësinë, transparencën dhe etikën gjatë gjithë karrierës së saj, veçanërisht në lidhje me të ashtuquajturën, Skandali "Pfizergate". Problemi kryesor me drejtësinë me të cilin përballet aktualisht von der Leyen lidhet me mungesën e transparencës në lidhje me mesazhet e saj personale me drejtorin ekzekutiv të Pfizer, Albert Bourla, gjatë negociatave për kontratat e BE-së për vaksinën kundër COVID-19.

Kush janë miqtë e huaj të Ramës që i kapi vesi i

Romana Vlahutin: Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, ishte subjekt i një hetimi të brendshëm nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) në Vitin 2018. Rasti lidhej me blerjen kontroverse të një rezidence ambasadoriale të BE-së në Tiranë, e cila më vonë u arkivua pa akuza penale. Hetimi i OLAF-it u përqendrua në akuzat për shkelje procedurale dhe abuzim me detyrat në blerjen e një vile me një çmim të fryrë. Ky rast u mbyll përfundimisht nga kreu i atëhershëm i OLAF-it. Megjithatë, Vlahutin u shkarkua nga Komisioni Europian në fillim të vitit 2023 për shkelje të ndryshme, të cilat nuk u bënë të dituar.

Me gjithë këta miq të korruptuar, nga Shqipëria, Europa dhe SHBA-ja, pyetja që ngrihet është; sa qëndron fjala e urtë popullore, ‘më thuaj me kë rri të të them se kush je’, në rastin e kryeministrit Rama?/Pamfleti

Lini një Përgjigje