TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Korrik 2026, 21:14

Stuhia përfshin Kukësin, reshje dhe erëra të forta; ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona

Shkruar nga Pamfleti
Stuhia përfshin Kukësin, reshje dhe erëra të forta;
Stuhi në Kukës

Qarku i Kukësit u përfshi pasditen e kësaj të marte nga një stuhi e shoqëruar me reshje shiu, erëra të forta dhe shkarkesa elektrike, duke i dhënë fund temperaturave të larta që kanë dominuar ditët e fundit.

Moti i keq ka shkaktuar probleme kryesisht në Bashkinë Has, ku disa zona kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Sipas OSHEE Kukës, ndërprerjet e energjisë janë regjistruar në fshatin Nikoliq dhe në Njësinë Administrative Fajzë, pasi erërat e forta kanë dëmtuar rrjetin e tensionit të mesëm. Në Nikoliq, një lis është rrëzuar mbi linjat e transmetimit, duke dëmtuar infrastrukturën elektrike, ndërsa në disa segmente janë rrëzuar edhe shtylla të tensionit të mesëm.

Ndërkohë, në pjesën tjetër të qarkut reshjet dhe era nuk kanë shkaktuar dëme të tjera të raportuara deri tani.

Në Kosovë, stuhia ka qenë më intensive, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa dhe në sektorin e bujqësisë.

 

stuhi ne kukes

Lini një Përgjigje