TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Qershor 2026, 22:56

"Kuvendi vjen erë myk”, Bushati: Protesta ka delegjitimuar Parlamentin

Shkruar nga Pamfleti
"Kuvendi vjen erë myk”, Bushati: Protesta ka delegjitimuar
Analisti Andi Bushati

Analisti Andi Bushati, deklaroi se protesta popullore ka delegjitimuar Parlamentin, që para saj duket si një vjetërsirë. Ai theksoi se edhe politikanët e kanë kuptuar se është e rrezikshme ti kundërvihesh kësaj proteste.

Sipas Bushatit, në Kuvend dëgjohen të njëjtat debate që nga vitet 2000, ndërkohë që në anën tjetër në protestë flitet për kërkesa dhe shqetësime konkrete.

"Një lloj droje që ia hedhin protestën njëri-tjetrin, por nuk dilte njeri kundër. Çdo politikan e di që është jo popullore ti kundërvihesh protestës, pasi një pjesë e madhe e opinionit është me ata. Ka dy javë, unë e ndjek Parlamentin, dukej debati atje një vjetërsirë, erë myk që vinte nga një kohë tjetër, ndërkohë në shesh ka kërkesa krejtësisht të reja, vizion krejt tjetër për atë që duhet për Shqipërinë, ndërkohë në parlament një debat që e dëgjon që para viteve 2000.

Kjo protestë ka de legjitimuar këtë parlament, duken të vjetër, me debate shterp, që nuk janë në paralel me shqetësimet e shoqërisë, prandaj futen në të tillë rrjedhë absurde", tha Bushati në emisionin "Të Paekspozuarit".

bushati parlamenti protesta

Lini një Përgjigje