TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Nëntor 2023, 17:55

Lidhjet e policisë më krimin, eksperti i kriminalistikës: Duhet pastrim administrativ në radhët e uniformave blu!

Shkruar nga Pamfleti

Lidhjet e policisë më krimin, eksperti i kriminalistikës: Duhet

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi, duke folur për operacionin e SPAK dhe arrestimin e ish drejtuesit të policisë, Erzen Breçanit tha se në radhët e uniformave blu duhet të bien kambanat e alarmit.

Në një intervistë për “Abc News”, ai u shpreh se njerëzit që rekrutohen në polici duhet të jenë idealistë, pasi policia nuk të pasuron. Ndërsa paralajmëroi arrestime të tjera.

Në momentin e kanabizimit të mbarë Shqipërisë u thye kodi moral i policisë. Pra kur kalon kodin moral bëhesh ortak me krimin dhe merr përqindje për rrënjë hashashi, bëhesh një nëpunës i pandreqshëm. Nëse e sheh policinë si një vend që mund të pasurohesh. Në godinën e policisë duhet të bjerë tërmet. Sirenat e alarmit i kam ngritur edhe më parë, një shef komisariati me makinë 100 mijë euro, janë gjëra të dukshme, nuk kishte përse të zbërtheheshin këto të SKY. Por policia duhet të bëjë një pastrim shumë të madh administrativ”, tha ai.

Duke e lidhur me rastin e ish drejtuesit të policisë, eksperti i kriminalistikës deklaroi se minimalisht duhet të ketë hetim administrativ në polici.

Këto janë skandale penale që tani i ndjek gjykata dhe ministri ka mundësinë të ngrejë një Komision dhe t’i kalojë në sitë. Është një ndërhyrje për të kapur sinjalin, pra nuk është bërë një enkriptim direkt. Do të ketë sërish ngjarje dhe SPAK-ut i duhet shtuar personeli. Ligji i gradave po ashtu duhet të ndryshojë urgjentisht. Na janë bërë këto drejtorët si monument kulture, merren nga Korça çohen në Vlorë, pastaj në Tiranë, nuk duhet të ketë kaq shumë burokraci për të marrë gradën”, tha ai, duke shtuar: “Në radhët e policisë ka disa qindra oficerë që kanë këto sajte, por këto sajte kanë një kosto ekonomike që kap vlerë mijëra euro. Pra ka nevojë për një sitë policia”, tha ai.

krimi lidhjet policia

Lini një Përgjigje