TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Mars 2023, 15:01

Masakra në ‘Don Bosko’: Artan Hoxha thirrje ‘hienave’: Shënjestroni çakejtë e resorteve luksoze!

Shkruar nga Pamfleti
Masakra në ‘Don Bosko’: Artan Hoxha thirrje

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me sulmin me armë në lokalin e Fatjon Muratit në Don Bosko, ku mbeti e vrarë banakierja dhe u plagosën 6 persona të tjerë. Hoxha shprehet se vrasësit janë më keq se hiena, sa nuk pyesin kë vrasin, madje qëllojnë edhe ndaj gjysheve që punojnë 16 orë në ditë.

Gazetari teksa theksoi se shteti qëndron indiferent ndaj krimit, shkruan se se vrarësit duhet ta demostrojnë “artin e vdekjes” edhe në kodrat e periferisë së kryeqytetit, ku ndodhen resortet luksoze të luanëve, tigrave dhe çakejve që sundojnë në këtë vend.

Edhe mes hienave, ka një kod vrasje… Hienat edhe pse janë grabitqarët me barbarë që nuk lënë pas as kockat dhe as lëkurën e gjahut të tyre, kanë disa rregulla që i respektojnë, kanë një lloj hierarkie të pashkruar mes tyre. Por hienat me dy këmbë, që kanë mbetur në qarkullim në “safarin” tonë, vrasin gjyshen, e cila punon dy turne, plot 16 orë në ditë për të paguar qiranë, vrasin dhe mbesën që sapo ka nisur të hedhë hapat e parë në jetë. Barbarë dhe katilë. Me kobsjellës se kaq nuk mund të ketë… Hienat, janë vrasës aq të paskrupullt, sa vrasin me të njëjtin përkushtim dhe devotshmëri si luanin, mbretin e xhunglës, ashtu edhe barngrënësin më të parëndësishëm.

Instikti i vrasësit të pamëshirshëm, është aq dominues nder to, sa mbizotëron edhe pangopshmërinë që i karakterizon. Janë aq vrasës katilë, sa kur nuk mbetet më asgjë rreth e rrotull për vrarë, nisin dhe vrasin njëra-tjetrën pa pikën e mëshirës. Prandaj batuta e famshme e kryeministrit “kokat hëngshin”, vlen për fazën kur në “safarin” tonë, të kenë mbetur vetëm hienat. Deri kur të vijë ai moment, që nuk më duket fort i largët, hienat kobndjellëse me dy këmbë, do marrin jetët e gjysheve dhe mbesave të tyre.

Do vrasin pa as me të voglën mëshirë të ardhmen tonë, ashtu si janë duke masakruar me plot përkushtim dhe devotshmeri të tashmen tonë. Hiena kobsjellëse, deri sa të vije dita kur do t’i hani kokat njëri-tjetrit, tregohuni pak të paanshëm, demostrojeni “artin tuaj të vdekjes” edhe andej lart, nga kodrat e periferisë së kryeqytetit, ku ndodhen resortet luksoze të luanëve, tigrave, leopardeve, ujqërve dhe çakejve që sundojnë këtë “safarin” tonë…”.-shkruan Artan Hoxha në Facebook.

artan hoxha masakra në ‘don bosko’

Lini një Përgjigje