TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Dhjetor 2024, 16:15

Mbetën jashtë garës për shef komisariati, 9 kandidatë ankimojnë rezultatin

Shkruar nga Pamfleti

Mbetën jashtë garës për shef komisariati, 9 kandidatë

Gjatë dy ditëve të fundit që ishte dhe afati për ankimimin e pikëzimit për garën për shef komisariati, 9 prej kandidatëve kanë bërë ankimim pranë Policisë së Shtetit.

Ata kanë ankimuar renditjen e tyre të bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve, të cilët i kanë renditur me më pak se 70 pikë duke i lënë kështu jashtë garës për shef komisariati.

Ankimimet e bëra do të shqyrtohen nga komisioni gjatë ditës së hënë dhe të martë ndërsa të mërkurën pritet të listohen drejtuesit e rinj në 48 komisariatet e vendit. 

Në garë morën pjesë 291 aplikantë, një pjesë e të cilëve u skualifikuan apo tërhoqën dhe në fund konkurruan vetëm 250 prej tyre. Nga ky numër vetëm 102 kandidatë morën 70 pikë dhe sipër, teksa emërimet e 48 prej fituesve janë kompetencë e kryepolicit Ilir Proda.

Komisioni e shpalli listën përfundimtare më 11 Dhjetor, teksa tani ka nisur faza e dorëzimit dhe e shqyrtimit të ankimimeve.

Lini një Përgjigje