TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Korrik 2026, 08:49

Irani nuk gjen qetësi, pas sulmeve amerikane goditet nga tërmeti

Shkruar nga Pamfleti

Irani nuk gjen qetësi, pas sulmeve amerikane goditet nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 5.2 ka goditur mëngjesin e së hënës provincën perëndimore iraniane të Kermanshahut, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA. Sipas raportit, lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 07:13 me kohën lokale. Epiqendra e tërmetit është identifikuar pranë qytetit Kuzaran, rreth 17 kilometra larg tij dhe afërsisht 65 kilometra nga kryeqyteti i provincës, Kermanshah.

Tërmeti ka pasur një thellësi fokale relativisht të vogël, vetëm 8 kilometra, çfarë zakonisht rrit ndjesinë e lëkundjeve në sipërfaqe.

Deri në këto momente, autoritetet iraniane nuk kanë raportuar dëme materiale apo viktima. Ekipet e emergjencës dhe vlerësimet në terren janë në vazhdim për të konfirmuar situatën e plotë. Kermanshahu është një zonë e njohur për aktivitet sizmik, pasi rajoni ndodhet pranë kufirit me Irakun, në një zonë tektonikisht aktive.

tërmet sulmet

Lini një Përgjigje