
Dalin në dritë të tjera detaje nga dosja e SPAK për grupin e Suel Çelës. Më herët kemi treguar se si gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi hakmarrje ndaj gazetarit Saimir Kodra.
Ky i fundit e denoncoi te emisioni “Stop” dhe ajo kërkoi nga Suel Çela që “t’ia tregonin qefin”. Mes shumë bisedave ku ata e shajnë dhe e kërcënojnë, del një bisedë ku kanë tentuar të fusin mik gazetarin Artan Hoxha.
“Më datë 03.03.2020 Marjus Lulaj komunikon me Artan Hoxha të cilit i shkruan "...desha te pys...me ate sajmirin e stopit ke mohabet...ke shum...apo thjesht?...me ka kerku nje mikesha ime ndim...esht gjygjtare elbasan...i bie ne qaf ai...pantime fetahu...pajtime...i ka kap ana keqe...e sulmoi ai...ajo e denoncoi...e kshu me rradh...ai denonco ajo kallzim gjykqt...e ka kap personale pak... vetem mos meret me me ate...”, thuhet në dosje.
Lini një Përgjigje