TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Korrik 2026, 07:59

Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria mbyll sot tre kapitujt e parë negociues

Shkruar nga Pamfleti
Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria mbyll sot tre
Edi Rama

Ditën e sotme në Bruksel zhvillohet Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, ku do të formalizohet mbyllja e tre kapitujve të parë të negociatave.

Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë në konferencë për mbylljen e kapitujve 25, 26 dhe 30, që lidhen me shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe kulturën, si edhe marrëdhëniet me jashtë. Në këto fusha, Shqipëria konsiderohet e harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian.

Sipas axhendës, Konferenca e IX Ndërqeveritare nis në orën 19:00. Pas përfundimit të saj do të formalizohet mbyllja e kapitujve, ndërsa në orën 20:00 është parashikuar një konferencë për shtyp mbi ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Mbyllja e këtyre tre kapitujve vjen pas përfundimit të fazës së piketave të ndërmjetme, të njohura si IBAR, një nga etapat më të rëndësishme të negociatave me BE-në.

Pas këtij hapi, Shqipëria do të vijojë punën për plotësimin e kushteve që lidhen me 30 kapitujt e mbetur, me synimin që procesi teknik i negociatave të përfundojë brenda vitit 2027.

Pas përmbylljes së këtij procesi, vendimi për anëtarësimin do të kalojë në fazën politike dhe do të kërkojë miratimin e të gjitha parlamenteve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

 

konferenca ndërqeveritare në bruksel

Lini një Përgjigje